Ora News – Nga zjarri në Ardenicë u dogjën dhjetëra hektarë ullishte

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Ardenicës dhe Kolonjës në Lushnje kanë mundur ta shuajnë vetë zjarrin që dogji me dhjetra hektarë ullishte, e pemë frutore si dhe rrezikoi banesat e tyre. Ata thonë se dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa bëjnë apel për ndihmë nga shteti.
Fermerët e zonës së Ardenicës dhe Kolonjës kanë pësuar dëme të shumta materiale si pasojë e zjarrit të rënë dy ditë më parë. Më shumë se 20 hektarë me ullishte, vreshta e drufrutorë janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit. Rezuton se zjarri është shkaktuar pas rënies së një peme mbi telat përcjellës së energjisë elektrike, të favorizuara nga era flakët janë përhapur më tej, duke rrezikur në këtë mënyrë edhe banesat. Fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nga-zjarri-ne-ardenice-u-dogjen-dhjetera-hektare-ullishte/

Recommended