Ora News – Suksesi i Exit Poll, Presidenti Ndroqi falenderon 250 studentët e UT

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të katërt që nga zgjedhjet e 2009, 2013, 2015 dhe 2017 Ora News dhe IPR Marketing godasin në shenjë në Exit Poll-in e kryer për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Me një rezultat preciz si ai që u zyrtarizua nga KQZ, Ora News u dha shqiptarëve fituesin dhe humbësit e zgjedhjeve me një saktësi matematikore të admirueshme, por ajo që u pa në mbrëmjen e 25 qershorit në orën 20:00 në një transmetim me audiencë rekord në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarë ishte frut i një angazhimi serioz të komplikuar dhe me ngarkesë të fortë emocionale dhe profesionale.
Ylli Ndroqi: Ju falemnderit për një angazhim të jashtëzakonshëm dhe për një kampion të sjellë për IPR Marketing me një rezultat kokë më kokë me atë të KQZ.
250 studentë të Universitetit të Tiranës dhe mbi 25 monitorues të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë bënë të mundur arritjen e këtij suksesi që me seriozitetin dhe përkushtimin e tyre mblodhën një kampion prej rreth 15 mijë të intervistuarish, një kampion unik për një Exit Poll kombëtar.
Ylli Ndroqi: Dua t?ju falenderoj se sot ndihemi krenarë të gjithë. Ndihen studentët e Universitetit të Tiranës, ndihen stafi i RTV Ora News, ndihet Antonio Notto me ne, ndihen dhe shqiptarët që kanë një media si Ora News dhe marrin gjithmonë të vërtetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/suksesi-i-exit-poll-presidenti-ndroqi-falenderon-250-studentet-e-ut/

Recommended