Kamez - Meta: LSI jep besim, e gjejnë veten gjithnjë e më shumë të rinj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim iu jep besim të rinjve. Gjatë një takimi me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit, ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta tha se në këtë parti e gjejnë vetëm gjithnjë e më shumë të rinj e të reja.
Ilir Meta: ?Mesazhi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është një mesazh bashkëpunimi, është një mesazh harmonie. Te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja.?
Ndërsa kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, dhe nënkryetari, Luan Rama, garantuan se LSI-a do të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Ata nënvizuan se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet, duke e vënë theksin tek punësimi i mirëpaguar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-lsi-jep-besim-e-gjejne-veten-gjithnje-e-me-shume-te-rinj/

Recommended