Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Ora News - Krasniqi: Të vegjëlit pranuan lojën Rama-Basha, u vetëpërdorën

last year0 views

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa partitë e vogla kanë shprehur pakënaqësi për pamundësimin e koalicioneve parazgjedhore, analisti Afrim Krasniqi thotë se partitë prezente në tryezën Rama-Basha u përdorën me kënaqësi nga loja e tyre.
Në studion e lajmeve të Ora News, ai shprehu keqardhje që për zgjedhjet e 25 qershorit nuk kemi asnjë kandidat të pavarur.
Krasniqi: Ka dy lloj partish, ato që ishin në tryezë politike nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar sepse shërbyen me dëshirë për liderit e tyre politik. Ato e pranuan lojën dhe u përdorën me kënaqësi të madhe nga liderit publik. Keqardhja ekziston për partitë e reja politike ose shanset e kandidatëve të pavarur. Po shkojmë pa asnjë kandidat të pavarur dhe po bëhemi i vetmi vend ku nuk kemi kandidat të pavarur për arsye se sistemi është shumë penalizues. Vetë drafti i ndryshimeve në ligjin e pattive politike apo drafti i ndryshimeve në kodin penal nuk u publikua, vetëm pas votimit. Nuk e mori as OSBE dhe as organizatat e tjera monitoruese. Nuk u publikua as në faqen zyrtare të Parlamentit, as për mediat. Kjo do të thotë se ishte një pakt i mbyllur personal dhe nëse do publikohej do kishte reagime publike.
Në të tilla kushte, Krasniqi thotë se sistemi zgjedhor detyron dy partitë e mëdha të bashkëpunojnë me të vegjlit për të maksimalizuar votat, pasi çdo çarje do të çonte deri në humbje mandati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-te-vegjelit-pranuan-lojen-e-rama-basha-u-veteperdoren/

Report this video

Select an issue

Embed the video

Ora News - Krasniqi: Të vegjëlit pranuan lojën Rama-Basha, u vetëpërdorën
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x5ssz3h" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above