Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Ora News – Së shpejti inagurohen 400 m e para të bulevardit të ri të Tiranës

last year0 views

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë kryer rreth 70% të volumit të punimeve në bulevardin e ri të Tiranës, i cili pritet të inagurohet brenda pak ditëve. Bashkia e Tiranës bën me dije që do hapen 400 m e parë për ti dhënë mundësi qytetarëve të kenë akses në parkimin nëntokësor. Përmes një masterplani, do të ketë kritere të reja për ndërtimin dhe mënyrën se si do të zhvillohet zona.
Na ndajnë vetëm pak ditë nga inagurimi i 400 m të parë të bulevardit të ri të Tiranës dhe deri më tani janë kryer 70% e punimeve të tij.
Pamjet në terren tregojnë ecurinë e punimeve, asfaltimin dhe gjelbërimin në të dyja anët e tij.
Drejtori i Investimeve në Bashki, Genc Kojdheli, thotë se inaugurimi do të jetë i pjesshëm, për ti dhënë akses banorëve të zonës por edhe drejtuesve të automjeteve për të parkuar në parkimin nëntokësor.
Genc Kojdheli: Ka një arsye se pse po bëjmë një inagurim të pjesshëm, fakt është se në mënyrë që njerëzit të aksesojnë parkimin nëntokësor duhet domosdoshmërisht të futen me makinat e tyre në bulevard.
Një masterplan me të cilën po negocion Bashkia e Tiranës me studion arkitektuore GrimShoë do të vendos rregulla se si duhet të zhvillohen zona, ndërtimet e reja dhe rregullat për to.
Genc Kojdheli: Do të specifikohet sa do të jetë intensiteti i ndërtimeve, si do të duhet të jenë ndërtesat, si do të respektohen hapësirat e përbashkëta, hapësirat e gjelbërta. Në momentin që do të kemi këtë masterplan dhe ai do ti bashkangjitet planit të ri rregullator të Tiranës.
Nga 70 m gjerësi bulevard, 22 janë asfalt. Hapësira tjetër do ti dedikohet këmbësorëve, komunitetit për të pushuar dhe ata që atyre që kanë dëshirë të bëjnë aktivitete fizike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brenda-pak-ditesh-inagurohen-400-m-e-para-te-bulevardit-te-ri-i-tiranes/

Report this video

Select an issue

Embed the video

Ora News – Së shpejti inagurohen 400 m e para të bulevardit të ri të Tiranës
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x5ssvpa" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above