Ora News – Meta takim me partitë për kodin zgjedhor, Basha refuzon

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi pasdite vonë një tryezë me përfaqësues të partive parlamentare lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor dhe krizën politike në vend.
Partitë e opozitës refuzuan pjesmarrjen, ndërsa të pranishëm në takim ishin kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, kryetari i grupit të LSI, Luan Rama i LSI-së, kryetarja e grupit të PDIU, Mesila Doda dhe kreu i Partisë LIBRA, Ben Blushi.
Në orën 20: 30 kur Blushi doli nga kryesia e quajti tryezën si të padobishme pasi mungonte PD dhe kryeministri Edi Rama ?njeriu që duhej ta zgjidhte këtë problem?
Blushi tha se PS dhe LSI duhet të lëshojnë kompetencat ndërsa foli dhe për mos pranimin e propozimit për mocion mosbesimi nga opozita
Blushi: Kjo krizë do zgjidhjet duke mos u zgjidhur. Nuk ka zgjidhje shpresoj të ketë zgjedhje. Nuk ishte tryzë për të gjeturt zgjidhje por një tryzë për të na informaur se nuk ka zgjidhje. Partia që duhej të ishte më e intersuar për mocion mosbesimi nuk e pranoi?.
Ndërkohë, kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda u shpreh se palët duhet të ulen në dialog dhe të gjejnë zgjedhje, duke nënvizuar se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të imagjinohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kriza-politike-meta-ne-1900-mbledh-drejtuesit-e-te-gjitha-partive/

Recommended