Ora News - Vlorë - Aksident i frikshëm, mjeti me shpejtësi merr përpara katër makina

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, por fatmirësisht pa viktima.
Në aksidentin e regjistruar rreth orës 23:15 janë përfshirë pesë automjete, tre prej të cilave janë dëmtuar thuajse krejtësisht.
Një automjet tip Porch, i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi mjaft të madhe në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë, pranë zonës së fabrikës së orizit, fillimisht ka goditur një automjet tip Alfa Romeo me targa AA678 FO dhe më pas ka përplasur dhe tre mjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonë, në anë të rrugës kryesore.
Si pasojë e përplasjes mjaft të fortë janë dëmtuar edhe tre mjetet e tjera, dy prej të cilave thuajse plotësisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-i-frikshem-mjeti-me-shpejtesi-merr-perpara-kater-makina/

Recommended