Qefalia: Afati shtyhet deri në dhjetor, synojmë çarmatosjen e popullatës

  • 7 years ago
Të gjithë qytetarët të cilët kanë një armë dhe duan ta dorëzojnë, pa u ndëshkuar nga ligji, do të kenë afat deri në fund të muajit Dhjetor për ta realizuar një proçes të tillë. 9 deputetë të Komisionit të Sigurisë i kanë bërë një kërkesë këtij komisioni dhe pas votimit të sotëm ai pritet t?i kalojë Kuvendit për miratim, duke bërë që amnistia të zgjasë deri në Dhjetor. Sipas ekspertëve të Policisë së Shtetit, deri tani nga qytetarë të ndryshëm në gjithë vendin, janë dorëzuar më shumë se 1400 armë të llojeve të ndryshme dhe mijëra municione luftarake.



Komisioni i Sigurisë ka vendosur këtë të martë që të shtyjë afatin e dorëzimit vullnetar të armëve, pa u ndëshkuar nga ligji, deri në fund të muajit dhjetor, ndryshe nga sa ishte paracaktuar amnistia e miratuar nga Kuvendi, për në fund të këtij muaji.

Një nga deputetët, që ka hartuar dhe firmosur kërkesën e komisionit, Xhemal Qefalia tha se për këtë ndryshim të ligjit të aministisë kanë firmosur 9 deputetë dhe pritet që shumë shpejt t?i kalojë Kuvendit për miratim.

Sipas tij, shkak për këtë çështje është bërë ritmi i lartë i qytetarëve që kanë filluar të dorëzojnë armët vullnetarisht.

Sipas ekspertëve të Policisë së Shtetit, deri tani janë dorëzuar rreth 1400 armë të llojeve të ndryshme, 1.400 granata, mina, predha, 50 kg tritol dhe mbi 410.000 municione të ndryshme luftarake.
Për më tepër lexoni në:
http://www.channel-one.al/dorezimi-vullnetar-i-armeve-qefalia-afati-shtyhet-deri-ne-dhjetor-synojme-carmatosjen-e-popullates/

Recommended