Veliaj: Këtë vit do ndërhyjmë edhe në 50 blloqe të tjera banimi

  • 7 years ago
Dy blloqe të tjera banimi, ?Dhimitër Kamarda? dhe ?Kristaq Cipo? në lagjen ?Ali Demi?, janë rikualifikuar plotësisht nga Bashkia e Tiranës, duke u shndërruar në dy hapësira çlodhëse. Banorët e këtyre dy blloqeve kanë tanimë, jo vetëm rrugë të rikonstruktuara, por edhe më shumë hapësira të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, mjedise sportive, si edhe hapësira për të moshuarit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ndërhyrje të tilla do të shtrihen edhe në 50 blloqe të tjera përgjatë këtij viti.

?Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin ?Skënderbej?, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë?, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se ndërhyrja në këto dy hapësira banimi është shembulli se si mund të transformohet një bllok i tërë.

?Jam shumë entuziast sot që mbyllim brenda pak muajve një investim fantastik për njësinë nr. 1. Tashmë i kemi dhënë shembujt me 50 lagjet që bëmë vitin e kaluar, por ky është shembulli i parë në këtë lagje se si mund të transformohet një bllok i tërë. Nga një bllok i cili, mbaj mend kur filluam punimet, ishte mbushur me baltë, me ujë dhe kishte dalë jashtë çdo funksioni çdo hapësirë publike, edhe ajo që nuk ishte zaptuar kishte degjeneruar, kurse pjesa tjetër ishte rrethuar me gardhe, me kangjella?, tha Veliaj.

Recommended