Report TV - Berisha-Ramës: Mos provoko një 18 prill apo 18 maj, do jetë fundi

  • 7 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama nga çadra e protestuesve të PD-së që të mos provokojë një tjetër protestë të opozitës pas asaj të 18 shkurtit e cila shërbeu edhe si pikënisje për protestën maratonë të demokratëve.

Berisha tha se një tjetër tubim si ai i 18 shkurtit do shënonte fundin e Edi Ramës.

"Mos provo të presësh një tjetër 18 prill apo 18 maj, se do të jetë fundi juaj i tmerrshëm.

Edi maska, duhet të ikësh sa më parë, se me gjëmën që i bëre Shqipërisë me drogën ia ka bërë Enver Hoxha me diktaturën. Edi maska, asnjë njeri në historinë e lirisë nuk ka keqpërdorur pushtetin ndaj qytetarëve të tij siç e ke keqpërdorur ti në katër vite.

Recommended