Ora News – Moisiu: Si e zgjidha krizën politike të 2007-s me çaj dhe pica në Presidencë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidentit Alfred Moisiu sugjeron klasën politike që krizat ti zgjidhin vetë, dhe jo ti drejtohen ndërkombëtare. Ish kreu i shtetit sjell në vëmendje vitin 2007, krizën parazgjedhore lokale kur ai ishte president për të dhënë një shembull se si mund të gjendet zgjidhja kur politikanët bëhen bashkë.
Moisiu: Ne shpesh i jemi drejtuar të huajve që e bëjnë këtë punë. Jo se miqtë tanë, aleatët tanë nuk është se nuk e ndjejnë përgjegjësinë dhe nuk kanë dëshirë të na ndihmojnë, por në mes këto gjëra duhet ti zgjidhim vetë. Por, politika shqiptare është e vështirë. Ju mbase mbani mend në 2007, janarin kishim një proces shumë të ngatërruar përsa i përket zgjedhjeve që u bënë atëherë për pushtetin lokal, vendor dhe u detyrova i mblodha politikanët dhe i mbajta 48 orë me pica e me caj domethënë, derisa vendosëm që? Ramë dakort shkurt muhabeti për ta zgjidhur këtë punë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moisiu-si-e-zgjidha-krizen-politike-te-2007-s-me-caj-dhe-pica-ne-presidence/

Recommended