Ora News – Senatori italian kritika Mogherinit: E ka për detyrë të jetë e paanshme

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Senatori Italian Mario Mauro, ish-zv/president i Parlamentit Evropian dhe ish-ministër i Mbrojtjes së Italisë, shprehet kritik me qëndrimin e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogeherini, e cila deklaroi se bojkotoi i Partisë Demokratike po pengon reformën në drejtësi dhe integrimin.
Senatori Mauro, i cili të martën e ishte në çadrën e protestës së partisë demokratike, tha se përfaqësuesit e institucioneve evropiane duhet të jenë të vëmendshëm ndaj problemeve të vendeve aspirante në BE, dhe të paanshëm në qëndrimet e tyre.
Mauro: Dua të kujtoj se ato që përfaqësojnë institucionet evropiane, e kane për detyre te jene te paanshëm dhe për detyre qe te shohin me vëmendjen e duhur problemet e brendshme te një vendi, qe populli te ndihet i respektuar. Pikërisht për këtë mendoj qe nuk është opozita qe po bllokon institucionet, parlamentit dhe procesin e integrimit, por është qeveria po rrezikon te bojkotoje demokracinë.
Senatori Italian e sheh legjitime kërkesën e opozitës, ndërsa thotë se kjo nuk krijon precedent për të ardhmen që çdo opozitë para çdo palë zgjedhje të kërkoi qeveri teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/senatori-italian-kritika-mogherinit-e-ka-per-detyre-te-jete-e-paanshme/

Recommended