Report TV - Pendesa:E rrihja gruan si kafshë por sot dua ta bëj të lumtur

  • 7 years ago
TIRANE-Jemi në 8 Mars, një ditë e shënuar për gratë, nënat, vajzat.

Report TV dhe Shqiptarja.com në nder të kësaj dite fokusohet tek plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare, dhuna ndaj gruas. Jo pa qëllim sot sjell një intervistë ndryshe. Jo një grua të dhunuar siç ndodh rëndom, por dhunuesin, autorin, partnerin e saj që nuk kurseu shkelmat e grushtet ndaj saj. Por sot të penduar.

?Isha shumë xheloz, isha mësuar që gruaja duhej të rrinte në shtëpi e madje as bukën nuk e lija ta blinte vetë?, janë këto fjalët e një të dënuari në Shërbimin e Provës i cili rrëfen në një intervistë ekskluzive për Report TV se si e dhunoi bashkëjetuesen e tij vetëm sepse asaj i ishte fikur telefoni dhe ai dyshonte se mund ajo e gënjente.

?Nga pija e tepërt çdo justifikim i saj ishin fjalë të kota për mua, s?po logjikoja më. Shihja vetëm bardh e zi, e përplasa dhe godita. Madje edhe bluzën ja kam gris dhe ja lidha për fyti?, rrëfen ish dhunuesi.

Gazetarja Erjona Rusi, e cila realizoi këtë intervistë thotë se ka dashur që këtë 8 mars, mesazhi për t?i dhënë fund dhunës të vijë pikërisht nga një dhunues i cili jo vetëm rrëfen arsyet por tashmë jep edhe një mesazh të fortë se pse sot ai është kundër dhunës.

?Unë i them të gjithë atyre të rinjve që po bëjnë gabimin më të madh në jetë sepse unë e kam provuar se ça do të thotë të keqtrajtosh gruan ose të kalosh në masa ekstreme, siç kalova unë. Është përvojë shumë e keqe?, shprehet ai.

Recommended