Report TV - Mbërritën sot në Tiranë eshtrat e Imzot Vinçens Prenushit

  • 7 years ago
Kanë mbërritur këtë të hënë në Katedralen e Shën Palit eshtrat e martirit të Kishës Katolike Monsinjor Vinçenc Prenushit.

Monsinjor Vinçens Prenushi është një nga 38 martirët e lumnuar nga Vatikani tre muaj më parë. U arrestua më 19 maj të vitit 1947 nga regjimi komunist dhe u dënua me 20 vjet burg. Vdiq nga torturat në burgun e Durrësit më 19 mars të vitit 1949 dhe deri më sot ende nuk e ka një varr.

Janë me qindra të dënuarit dhe të pushkatuarit nga diktatura që nuk u janë gjetur eshtrat. Familja dhe kisha kanë mundur gjetjen e eshtrave të ish-ipeshkvit të Durrësit në vitet ?40.

Recommended