Ora News – Rama në Kuvend: Ju tregoj ku dallohet çadra jonë me çadrën e opozitës sot

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama u rikthye në parlament për të folur mbi protestën e Partisë Demokratike përpara kryeministrisë. Rama tha se kjo protestë lidhet ngushtësisht me vettingun, sepse ky proces do të garantonte gjyqësorin e pastër dhe integrimin e vendit. Rama refuzoi ta krahasonte këtë protestë me atë të socialistëve të para 7 viteve ku u pengua votimi i 3 ligjeve pasi tha se edhe nëse votoheshin ligjet, statusi i vendit kandidat për BE nuk do të jepej.
Pas 3 javësh mungesë, kryeministri Rama u shfaq në sallën e parlementit dhe këtë e bëri me një gjest domethënës. Vetëm dy ditë pas darkës 4 orëshe me Metën në kryeministri, kreu i ekzekutivit, i dha dorën në prani të medias, kreut të kuvendit.
Por kur po i drejtohej foltores së kuvendit për të treguar se përsë protesta e demokratëve lidhet ngushtësisht me vettingun, Ilir Meta u largua nga salla.
Rama: Procedurat e vettingut fillojnë javën e ardhshme. Si ka mundësi që të heqin dorë nga kjo fooltore dhe të shkojnë atje? Sepse nuk e duan vettingun dhe më e bukura është se ata e thonë nuk e mohojnë. KE ka filluar me ne procesin teknik pas hapjes së negociatave për të fituar kohë.
Rama kundërshtoi çdo krahasim me protestën e tij të 2010, ku u pengua votimi i 3 ligjeve, pasi sipas tij, edhe sikur ato të votoheshin, statusi i vendit kandidat, nuk do të jepej.
Rama: Se nuk e ka thënë Këshilli Europian kaloni tek ligjet që t?iu japim negociatat. KE ka thënë vettingu dhe asgjë tjetër
Rama foli edhe për kërkesën e demokratëve për votim elektronik, të cilës nuk ia mbylli derën kategorikisht edhe pse tha se hapja e kutive mund ta zëvendësojë këtë procedurë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-fjalim-ne-kuvend-tek-cadra-jashte-kryeministrise-vijon-protesta-pd/

Recommended