Ora News – Skenaret e protestës së opozitës nesër para kryeministrisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga selia e PD-së Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se protesta për zgjedhje të lira e të ndershme do të nisë nesër në orën 12:00 në Bulevardin Deshmoret e Kombit për tu vendosur para kryeministrise, por qytetarët janë ata që do të vendosin se kur do të mbarojë

Në orën 16:00 Gazetari i Ora News Everest Dedaj informon: Pritet që nesër të merret një vendim i madh në Bulevard para kryeministrisë. Vetë Basha nuk e specifikoi, por burime mjaft të rezervuara, shumë afër kryetarit të PD-së se mund të shkohet drejt një skenari për të qëndruar në shesh për shumë orë.

Pas fjalimeve politike, fjalimi i fundit do të jetë i Bashës, kryetari i PD-së do tu kërkojë protestuesve të qëndrojnë në shesh dhe të mos largohen deri kur të plotësohet kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo sipas burimeve të PD-së mund të arrihet vetëm duke ushtruar presion dhe protestuar derisa kryeministri Rama të pranojë një qeveri teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skenaret-e-protestes-se-opozites-neser-para-kryeministrise/

Recommended