Basha: Duam “kokën” e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare, demokratet e përkujtojnë rrëzimin e monumentit te diktatorit Enver Hoxha nga çadra e vendosur përballe Kryeministrisë. Dhe paralelizmat mes 20 shkurtit te vitit 1991 e 20 shkurtit te 2017 për liderin e opozitës Lulzim Basha janë te shumta. Ne ditën e trete te protestës se opozitës, Basha ka theksuar se demokratet nuk do te pranojnë asgjë me pak se largimi i kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë çdo ide se largimi i Ministrit te Brendshëm, mund te sjelle normalitet ne skenën politike. Basha ka sqaruar se bojkotin e opozitës, pasi tashme i vetmi parlament për PD është sheshi përballe kryeministrisë, duke paralajmëruar një miting te ri. Per liderin e opozitës Basha, ngujimi i demokrateve para selisë se kryeministrisë, do te përfundoje vetëm kur te garantohen zgjedhjet e lira e te ndershme.

Recommended