“25 mijë euro ose të vramë djalin”, burg për dy gjobëvënësit

  • 7 years ago
Dedë Gjoka dhe Mark Quku, të arrestuar tre ditë me parë për gjobëvënie, janë lënë në burg nga gjykata e krimeve të rënda pasi kërcënuan biznesmenin se do t?i vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mije euro.

Para togave të zeza dy autoret nuk kanë folur asgjë lidhur me ngjarjen.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata kërcënuan me anë të telefonit një pronar servisi me iniciaalet V.P. se do vrisnin djalin nëse nuk u paguante 25 mijë euro.

Biznesmeni ka njoftuar policinë, e cila në bashkëpunim me krimet e renda kanë inskenuar takimin.

Pesë ore pasi kishte ndodhur kërcënimi, Dede Gjoka e Mark Quku janë paraqitur ne vendin ku u kishte thënë biznesmeni, tek ura e fshatit Malecaj.

Kanë marrë qesen me paratë, por vetëm pak metra me tutje policia ka ndërhyre duke i arrestuar.

Në makinë policia gjeti edhe telefonin celular nga i cili ishin dërguar mesazhet kërcënuese. Po ashtu u gjeten edhe një pale dylbi që ata i kishin përdorur për të vrojtuar vendin e takimit me bizensmenin. /Tv Klan

Recommended