Përmbyset kamioni në mes të autostradës

  • 7 years ago
Një kamion ka përfunduar në anë në autostradën Tiranë - Durrës.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës, në afërsi të Maminazit.

Siç mund të dallohet në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al, mjeti i tonazhit të rëndë transportonte rërë dhe përmbysja e tij ka shkakuar bllokimin e këtij kahu të autostradës.
Mjeti mësohet se vijon të qëndrojë në këtë vend, për këtë arsye policia ka ndërhyrë duke orientuar automjetet që të lëvizin në rrugën e vjetër Tiranë ? Durrës.

Mbeten të paqarta rrethanat që kanë çuar në përmbysjen e këtij mjeti./tvklan.al

Recommended