Ora News – Halimi kërkon votim elektronik, Manja: Duhet projekt pilot

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit ishte objekt diskutimi mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Eduard Halimi tha se aplikimi i një sistemi të tillë do të garantonte zgjedhje të lira. Por deputeti socialist, Ulsi Manja, tha se nuk ka kohë për aplikimin e një sistemi të tillë, pasi më parë duhet një studim fizibiliteti.
Diskutimi i projektligjit për ?sigurinë kibernetike?, solli debate mes deputetëve demokrat dhe atyre socialist në Komision përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik.
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, tha se vetëm teknologjia zgjidh problemet në zgjedhje, ndërsa deklaroi se kjo nuk është kauzë e opozitës, por e çdo partie që kërkon standarte.
Halimi: Ta bëjmë sivjet dhe të jetë përgjithmonë, ta zgjidhim sivjet dhe të zgjidhim problemet me zgjedhjet përgjithmonë, është detyrë e çdo deputeti. Edhe ne të ushtrojmë presion tek deputetët, edhe ata që janë në Komisionin e reformës zgjedhore.
Halimit iu përgjigj deputeti, Ulsi Manja, i cili ritheksoi se nuk ka kohë për aplikimin e votimit dhe numërimit elektronik, ndërsa deklaroi se kjo është evidentuar dhe nga OSBE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/halimi-kerkon-votim-elektronik-manja-duhet-projekt-pilot/