Ora News – Durrës, 110 raste me fraktura nga akulli në 4 ditë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra rastesh janë paraqitur në spitalin rajonal të Durrësit në pavionin e Ortopedisë me fraktura të gjymtyrëve. Sipas mjekëve ortopedë, shkak është bërë prezenca e akullit në rrugë, dhe kryesisht pacientët më të shumtë janë mosha e tretë.
Reparti i ortopedisë pranë spitalit rajonal të durrësit ka pritur një numër të lartë pacientësh gjatë ditëve të fundit. Mbi 110 persona kanë kërkuar asistencën mjekësore të ortopedit, pasi janë paraqitur me fraktura të ndryshme.
Shkak për këtë situatë dhe fluksin e lartë të pacientëve është bërë prania e akullit në rrugët e qytetit bregdetar. Mjeku ortoped Dritan Myderrizi shprehet se rastet e paraqitura janë kryesisht mosha të mëdha me fraktura në pjesën e poshtme dhe të lartme të gjymtyrëve, por edhe thyerje të legenit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/frakturat-nga-akulli-ne-durres-110-raste-ne-4-dite/

Recommended