Report TV - Burri i gjyqtares,Andrea: Isha në Itali, s'isha arratisur.Mohoj akuzat
  • 7 years ago
Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea ka deklaruar përpara policisë se nuk ka lidhje me akuzat për korrupsion pasiv në adresë të tij.

Shqiptarja.com ka mësuar se Andrea është shprehur përpara uniformave blu se nuk ka lidhje me akuzat për ryshfetin 50 mijë euro, për vendimin e pronësisë që bashkëshortja e tij gjyqtare, dha për një truall në Ksamil.

Ai mësohet të jetë shprehur se në Shqipëri erdhi nga Italia për të mbrojtur veten e tij.

"Nuk kam lidhje me akuzat e bëra ndaj meje. Akuzat janë të pavërteta dhe bëhen për të më cenuar figurën time dhe familjen tim. Kam qenë në Itali, nuk isha arratisur. Të vërtetën do ta them më vonë, kërkoj gjykim të drejtë", është shprehur Andrea përpara oficerëve të policisë.
Recommended