Ndjekje penale pronarit të firmës për rrugën Pogradec-Lin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administratori, njëkohësisht edhe pronar i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk ka bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë segment. Policia njofton se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 59-vjeçarit Ajaz Dokollari, pasi nuk ka ndërhyrë për pastrimin e dëborës dhe ngricës. Për policinë, mosndërhyrja për pastrimin e rrugës ka krijuar vështirësi në qarkullim, por edhe aksidente me dëme materiale në mjete. Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vazhdon të jete një proces mjaft problematik, pasi shume nga kompanitë nënkontraktore, nuk respektojnë kontratat. Ndonëse rrugët nacionale janë të hapura, segmente te veçanta në qarkun e Kukësit, Dibrës, Shkodrës e Lezhës jane të bllokuara nga dëbora.

Recommended