Report TV - Beqaj: Investim 750 milionë lekë për infrastrukturën e spitalit të Traumës

  • 7 years ago
Vijojnë ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në Spitalin Universitar të Traumës. Aktualisht, janë duke u kryer punimet për rikonstruksionin e disa mjediseve në mënyrë që, në pranverën e ardhshme ky spital të ketë një Shërbim Fizioterapie, Shërbim Farmacie, si dhe një mjedis pritës më dinjitoz për pacientët.

Pas ndërhyrjeve në pjesën ku do të jetë i gjithë poli i imazherisë për pacientët e shtruar në spitalin e Traumës, në urgjencë, në sallat e operacioneve, por edhe për përmirësimin e ndjeshëm të sistemit elektrik dhe atij të aspirimit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi ecurinë e punimeve të projektit të ri, teksa u shpreh se janë 750 milionë lekë të tjera, që po investohen në këtë spital, duke përfshirë ndërhyrjet në infrastrukturë si dhe blerjen e disa materialeve mjekësore.

Recommended