Report TV - Ilir Kerni bashkon me "La Sylphide" balerinët e Kosovës dhe Shqipërisë

  • 7 years ago
Baleti "La Sylphide" me koreografi të Ilir Kernit do të ngjitet në skenë me interpretimin e trupës së Tetarit të OPerës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Trupës Kombëtare të Baletit të Kosovës. "La Sylphide" ngjitet në skenë në datat 1 dhe 2 Prill.

Një tjetër premierë e artistëve të Kosovës ?Netët arabe? do të shfaqet më 3 prill me koreografinë e Pëllumb Agalliut. Për të dyja premierat, drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni, organizoi një konferencë për median me Drejtorin e Teatrit të Kosovës, Ahmet Brahimaj në praninë e ambasadorit të Kosovës, Sulejman Lladrovci e solistëve. Kerni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe motivet e ngjitjes së "La Sylphide" në skenë.

Dhe Kerni pohon se për t?i siguruar një të ardhme më mirë teatrit të operës ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë, me synimin që të krijohet një traditë që i paraprin së ardhmes. Por kjo sipas Kernit nuk mund të bëhet pa sakrifica.

Recommended