Rama i bindur për mandatin e dytë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt se qeveria e tij, do te fitoje edhe një mandat të dytë qeverisës, mandat, i cili do t?i japë mundësi atij të përfundojë reformat e nisura. Teksa u nënshkrua një marrëveshje për turizmin me Bankën Botërore, Rama tha se punësimi në këtë sektor ka njohur rritje, por objektivi sipas tij, do të konkretizohet në përfundim të mandatit të tij të dyte. Marrëveshja me Bankën Botërore ka si qëllim financimin e 63.8 milion eurove, konkretisht për projektet në turizëm në vitet në vazhdim. Konkretisht do të preken disa qytete turistike si Berati, Gjirokastra, e Përmeti. Duke folur për reformat, kreu i qeverisë tha se është i pakënaqur me reformën antiformalitet, pasi sipas tij, nuk ka dhënë efektet e pritura. Ndërsa reformat në energji dhe pensione i vlerësoi si të suksesshme.

Recommended