Mbi 30 të vdekur në Turqi, publikohet momenti i shpërthimit në Stamboll

  • 7 years ago
30 punonjës policie dhe të paktën 8 persona të tjerë humbën jetën në dy sulmet me bombë në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.

Shpërthimet kishin si pikësynim goditjen e policisë pas përfundimit të ndeshjes mes dy ekipeve Beshiktash dhe Bursaspor, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin e shpërthimit të ndodhur jashtë stadiumit në Stamboll.

Videoja e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit, ndërsa pas tij ndodhi një tjetër shpërthim kamikaz. Nga sulmet mbetën të plagosur rreth 166 persona, ndërsa janë ndaluar 10 të dyshuar.

“Një sulm terrorist është kryer kundër forcave tona të sigurisë dhe qytetarëve tanë. Është e kuptueshme se shpërthimet pas lojës Beshiktash-Bursaspor kishin qëllim të maksimizonin viktimat. Si rezultat i këtyre sulmeve për fat të keq ne kemi dëshmorë dhe të plagosur”, tha Erdogan, raporton BBC.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të një qendre tregtare në sheshin qendror të Stambollit, ndërsa i dyti, në afërsi të stadiumit të ekipit të një prej ekipeve të këtij qyteti, Beshiktash,transmeton Shqiperiaime

Recommended