Ora News –Basha, të rinjve PD: Mos ikni por luftoni. Në krahun tuaj janë aleatët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas protestës para kryeministrisë të rinjtë e forumit rinorë, vazhduan tubimin drejt qytetit Studenti, në një bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se sot pas 26 vitësh liria dhe demokracia mbeten akoma aspiratë për Shqipërinë.
Basha tha se të rinjtë dhanë mesazhin se janë të gatshëm të ngrihen për ti rikthyer vendin lirinë dhe demokracinë.
Kryetari i PD-së tha se protesta e të rinjve këtu në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë ka për qëllim ti kthejmë lirinë, qeverisjes shqiptarëve përmes fuqizimit të demokracisë.
Lulzim Basha: Dua tju them se cfarë unë jam gati të bëj për të qenë në lartësinë e shpresës dhe të ëndrrës së çdo njeriu këtu në këtë shesh. Liria si zgjidhja për gjëndjen e tmerrshme ku ndodhet vendi fillon nga shtëpia jonë. Nga liria për tu shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj me zë të lartë për të kritikuar dhe ofruar zgjidhje siç ju e doni, për të mos qenë servil të kryetarit apo deputetit. Forca e ndryshimit nuk është thjeshtë vetëm një betejë për të sjellë PD në pushtet, sigurisht është dhe për këtë, por kjo është beteja për ti kthyer shqiptarëve shpresën. Nga ky shesh nisi ëndrra për liri por sot liria u privatizua nga një grusht njerëzish. Sot nuk kemi demokraci por autokraci, pushtet të pakufizuar në duart e kryeministrit dhe një grushti njerëzish. Të gjithë presin mesazhin tuaj se refuzojmë të jemi skllevër të një autokracie veshur si demokraci. Frikën e internimit e ka zëvendësuar frika e taksidarit
Kryeministri Edi Rama, zëvenësoi demokracinë me autokracinë, tha Basha por sipas tij rinia shqiptare në ditën simolike të tyre, dha mesazhin se nuk pranon te jetë skllave e këtij sistemi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-te-rinjve-pd-mos-ikni-por-luftoni-ne-krahun-tuaj-jane-aleatet/

Recommended