Ora News –Meta nga Brukseli: Zbatimi i reformës në drejtësi, kryefjalë e Kuvendit
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, po zhvillon një vizitë në Bruksel. Ai ka zhvilluar takime me zv. Presidentin e Parlamentit Europian dhe kryetarin e Grupit ?Miqtë e Shqipërise? David Sassoli dhe Presidentin e Grupit Parlamentar Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, z. Gianni Pittella. Meta deklaroi se zbatimi i reformës në drejtësi është kryefjalë e punës së Parlamentit shqiptar.
Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar nga Brukseli se kryefjalë e punës së institucionit që ai drejton është zbatimi i reformës në drejtësi.
Meta zhvilloi fillimisht një takim me zv. Presidentin e Parlamentit Europian dhe Kryetari i Grupit ?Miqtë e Shqipërise? David Sassoli.
Zyrtari i Parlamentit Europain tha se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetje të madhe në rrugën drejt Integrimit, ndërsa vlerësoi vendin tonë si çelës stabiliteti në rajonin e Ballkanit.
Meta zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Grupit Parlamentar Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, z. Gianni Pittella.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-pe-takon-kreun-e-grupit-miqte-e-shqiperise/
Recommended