Ndarja e mbetjeve në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbeturinat e familjes nuk do t?i hidhni me ne nje kosh te vetëm. Sipas llojit dhe përbërjes se tyre, ato do te ndahen ne dy kosha qe ne shtëpi, per t?u depozituar po kështu edhe ne lagje. Kjo mënyre e re e diferencimit dhe hedhjes se mbeturinave do te aplikohet ne Tirane fillimisht ne nje zone te kufizuar. Për te rriturit duket e vështire përshtatja me mënyrën e re te hedhjes se mbeturinave. Diferencimi qe ne shtëpi te merr me shume kohe, rrit koston, kërkon kujdes dhe shume ndërgjegjësim. Per te arritur ketë Bashkia e Tiranës dhe partneret italiane ?Eco Tirana?, kane nisur ndërgjegjësimin nga fëmijët e shkollave. 35 mije fëmije te kryeqytetit po mësojnë se si te edukojnë me te rriturit me mënyrën e re te hedhjes se mbeturinave. Administratori i ?Eco Tirana?, Diego Testi u kërkon qytetareve te Tiranës te mbështesin kete projekt. Fillimisht nuk do te ketë sanksione dhe as gjoba per ata qe nuk respektojnë diferencimin e mbetjeve. Ne javët e para te zbatimit te këtij projekti, pranë koshave te rinj do te qëndrojnë vajza dhe djem qe do orientojnë qytetaret per mënyrën e hedhjes se mbeturinave. 850 kosha te rinj do te vendosen brenda unazës se Tiranës, zona nga ku nis testimi dhe aplikimi i diferencimit te mbeturinave qe ne burim.