Report TV - Vijon aksioni antikanabis në Gjirokastër, asgjësohen 2820 bimë

  • 8 years ago
Policia ka vijuar operacionin në Qarkun e Gjirokastrës ku sot ishte në Frashër të Përmetit dhe në Kurvelesh të Tepelenës. 2820 bimë kanabis janë asgjësuar me anë të djegies.

Në operacione janë angazhuar 75 forca Policore ndërsa janë sekuestruar 25 thasë me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg.

Policia gjithashtu ka evidentuar dy hangarë që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.