Ora News - Ndahet nga jeta bilbili i muzikës popullore Naile Hoxha

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkodra humb një tjetër zë të magjishëm të kënges popullore qytetare. Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite.
Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike në fytyrën e saj, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndahet-nga-jeta-kengetarja-e-muzikes-popullore-naile-hoxha/

Recommended