Report TV - Veterani "provokon" ambasadorët i nderon me grusht

  • 8 years ago
Një i moshuar ra në sy sot në protestën e Shoqërisë Civile për miratimin e reformës në drejtësi.

Me kapele dhe kollare të kuqe dhe me grushtin ngritur, ai nderoi ambasadorët teksa dolën nga seanca e Kuvendit. Në xhaketën e këtij të moshuari binin në sy disa medalje, çka nënkuptonin se ai ishte veteran i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Ai tërhoqi jo pak vëmendjen ne ato momente, teksa gjatë gjithë kohës nderonte me grusht automjetet e ambasadorëve të vendeve të BE.