Report TV - Grabitja, Tahiri: Duhet të rishikohet kontrata e koncensinarit të Rinasit

  • 8 years ago
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa ka folur nga selia rozë, ka reaguar ndaj grabitjes së rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit ku përgjegjëse ka bërë kompaninë koncensinare, për të cilën ai ka thënë se duhet të rishikohet kontrata e lidhur në vitin 2004.

?Që në 2004 ka kontratë dhe është e caktuar se kush mban përgjegjësi. Policia ka marrë masa për udhëtarët, në terminal, sipas kontratës. Unë besoj se kontrata koncensionare duhet riparë, pasi nuk ecet përpara me lojë të paprincipë në publik me kukafshehti. Jeni njohur që testet e njëpasnjëshme kanë treguar dobësi të sigurisë për shkak të pëgjegjësisë direkte të koncensionarit që paguhet nga taksat e shqiptarëve për sigurinë. Ka dështuar, ose të kontrakohet policia e ta bëjë detyrën, ose të rishikhet kontrata. Ky është mendimi im personal, mbetet për tu gjykuar? ka thënë Tahiri.

Recommended