Report TV - Luan Rama:Po të më ndodhte kur isha ministër, do isha shkarkuar

  • 8 years ago
Debate të forta janë bërë sot në Komisionin e Sigurisë nga deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ku deputeti Luan Rama ka thënë se po të ndodhte grabitja e Rinasit në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm, ai do të shkarkohej.

Kjo deklaratë ka ardhur gjatë debatit me deputetin socialist Pjerin Ndreu i cili i ka thënë Flamur Nokës se Luan Rama po e përfaqësonte denjësisht.

?Flamur, Luan Rama të ka përfaqësuar denjësisht? ka thënë Ndreu.

?Pjerin po të kishte ndodhur në kohën kur ishe polic i Tiranës do ishe shkaktuar, po ashtu edhe unë si Ministër?. tha Luan Rama.

Për debatin Ndreu-Luan Rama, Pirro Lutaj ka thënë se ai ishte jo informal, ndërkohë që sa i takon grabitjes, ai ka thënë se, ajo ishte një ngjarje e rëndë që duhet të zbardhet.

?Nuk bëj analiza debatesh, komisioni duhet të merret me objektin e saj, ky është debat i bërë jashtë formalizmave, është debat informal. Unë kam parë elementë të kontratës së koncencinarit, që i jep të drejtë absolute për të kontrolluar elementët e sigurisë. Kjo nuk shmang angazhimin e strukturave tona. Opozita do që ta politizojë këtë gjë, duke e lidhur me faktin se strukturat nuk kanë marrë masat e duhura. Grabitja është e rëndë, duhet të nxirren përgjegjësitë, duhen parë kompetencat? tha ai. Luan Rama ka shtuar se, Komisioni i Sigurisë duhet që të kërkojë informacion nga institucionet përkatëse, pasi grabitja ka ndodhur vetëm një ditë pasi Policia e Shtetit deklaroi se ka marrë masa shtesë sigurie, pas ngjarjeve në Stamboll.

?Duhet të kërkojmë informacion nga ata që kanë përgjegjësi. Presidenti dhe qeveria nuk kanë reaguar për grabitjen. Komisioni të kërkojë informacion nga ata që kanë përgjegjësi në Rinas. Si ka qenë reagimi i institucioneve të sigurisë për masat shtesë? Ministria e Brendshme ka folur për masa shtesë dhe ditën pasi foli për masa shtesë ndodhi edhe grabitja. Ai grup që grabiti paratë me armë, mund të rrëmbente armët? ka thënë ai.

Rama ka shtuar se, duhet hetim parlamentar ndaj institucioneve të sigurisë.

?Duhet të kërkojmë llogari, kontroll parlamentar që kanë impakt në institucione si areoporti i Rinasit. Faktet janë të rënda dhe akuza është e rëndë. Referuar njoftimit të policisë së shtetit duhet kontroll parlamentar ndaj instituciove të sigurisë aq më tepër kur një ditë para u paraljamërun masa shtesë të sigurisë. Është e rëndësishme që si mund të hyjë një grup i armatosur në Rinas. Duhet të kërkojmë informacion kush kanë qenë masat e sigurisë? tha ai.? ka thënë ai.

Recommended