Ora News – 1 Qershori, spitali Salus hap dyert për fëmijët në nevojë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festën e 1 qershorit e gëzuan edhe fëmijët e shtëpisë së fëmijës ?Zyber Hallulli?, ajo e foshnjës Sauk dhe shtëpia e fëmijës në Durrës. Për ta bërë më të vecantë këtë ditë për fëmijët, u kujdes spitali Salus, ku për të dytin vit radhazi organizoi një festë të vërtetë për të vegjlit. Edhe këtë vit, Salus do të ofrojë shërbime shëndetësore falas për këta dëmijë.
Për të dytin vit radhazi, spitali Salus hapi dyert me rastin e 1 qershorit për të pritur fëmijët e shtëpisë së fëmijës ?Zyber Hallulli?, ata të Saukut dhe Durrësit.
Në festën e tyre, fëmijët u argëtuan me lojëra dhe kërcime të ndryshme çka e bëri të vecantë edhe këtë 1 qershor. Mes lodrave dhe surprizave, spitali Salus kishte përgatitur edhe një kokteil për vogëlushët. Spitali Salus edhe për këtë vit do vijojë të ofrojë shërbim shëndetësor falas për të gjithë fëmijët, fakt që u pohua edhe nga doktori Olti Peçini.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/1-qershori-spitali-salus-hap-dyert-per-femijet-ne-nevoje/

Recommended