Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Report TV - PD:Bushi fsheh të dhënat prokuroria të nisë hetimin

2 years ago0 views

TXG8MkagApxY704

Report TV

Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën për largimin e kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i akuzuar për precedence penale dhe për përdorimin e një identiteti tjetër.

Në një deklaratë për median sekretari i Partisë Demokratike i bën thirje prokurorisë që të nisë menjëherë verifikimin për zbardhjen e të dhëna. Ky rast nuk është i vetmi sipas saj.

Gjithashtu Partia Demokratike thekson idenë se dekriminalizimi duhet të funksionojë dhe se askush s?duhet ta pengojë .

Ja deklarata e Partisë Demokratike

Bushi i Ramës fsheh të dhënat, Prokuroria të zbardhë rastet e inkriminimit

Deklaratë e Sekretarit të Aksionit Qytetar, Ervin Salianji

Qytetarët e Krujës kërkojnë largimin e mënjehershëm të kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, jo vetëm për të shkuarën kriminale, por dhe për fshehjen e të dhënave.

Me gjithë shqipen problematike shumë larg asaj që duhet të ketë një zyrtar, një kryetar Bashkie, Bushi ka reguar dje pas kërkesës së qytetarëve të Krujës që ai të largohet, por sërish duke mohuar, duke fshehur të dhënat e të kaluarës së tij.

Pyetjet për Bushin e Edi Ramës, ishin dhe janë të thjeshta:
A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni?
A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me këtë identitet, me emrin Kastriot Cakoni?

Kryetari i Ramës në Bashkinë Krujë i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme.

Ndaj i bëjmë thirrje Prokruroisë të nisë menjëherë punën për verifikimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera, si Roshi i Kavajës apo Bardhi i Kurbinit, të mosdeklarimit, ose deklarimit të rremë.

Dekriminalizimi duhet dhe do të funksionojë.
Askush nuk do të mund ta pengojë atë. Zyrat do të çlirohen nga krimi, dhe pushteti do u kthehet qytetarëve.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Report TV - PD:Bushi fsheh të dhënat prokuroria të nisë hetimin
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x4c66wy" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above