Report TV - Sekuestrohet arsenal me armë 2 të arrestuar dhe 16 të shoqëruar

  • 8 years ago
Një arsenal i vërtetë armësh dhe municionesh u sekuestruan nga Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni disa mujor të zhvilluar në Korçë dhe Tiranë. Si pasojë janë vënë në pranga dy persona 42 vjeçari Adil Ismet Mersinllari dhe 32 vjeçari Bledar Bardhyl Muçollari si autorët kryesorë ndërkohë që janë shoqëruar 16 të tjerë.

Policia e shtetit në një deklaratë për mediat bën me dije se në përfundim të një hetimi disamujor, është arritur të dokumentohet përmes teknikave speciale veprimtaria kriminale e shtetasve Adil Mersinllari dhe Bledar Muçollari, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë të rënda, lëndë plasëse dhe municione luftarake.

Provat materiale të sekuestruara gjatë operacionit janë:

? 57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp.

?103 copë granata sulmuese ?defensive ?.me rreze shperthyese rreth 200 metra

?100 copë ndezës granatash.

? 1 granatë-hedhës,

? 23 predha granathedhesi Në të gjitha predhat gjenden të dhëna të markerimit dhe janë prodhim kinez

? 20 kutia ne forme tubi te dyshuara si eksplozive me nje fuqi shume te forte shperthyese

? -.2 kaseta metalike, dhe 1 kuti metalike per mbajtje fishekësh model 56, të kalibrit 7.62 mm. Në total sasia e fishekëve 1640 copë.
? -1 shtrat tre këmbësh për mitraloz të rëndë.
? -216 copë krehra mbajtës fishekësh model 56, kalibër 7.62 mm, të vajisur dhe me të gjitha pjesët dhe aksesorët e tyre.
? -3 murtaja me trekëmbësha dhe pjatat kupore.
? -2 mitralozë të rëndë së bashku me trekëmbëshat mbajtës.
? -20 pjese mitralozazh te rende te cmontuar
? -1 shirit metalik me 250 copë fishekë mitralozi të rëndë model 53.
- 1 automjet tip Opel Omega me targa KO 6690 B.
? -4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Recommended