Intervista - Rama për Euronews: Drejtësia do të miratohet BE të mos stigmatizojë Shqipërinë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama nuk nguron asnjëherë të kundërshtojë hapur etiketimet për Shqipërinë e shqiptarëve në sytë e botës as kur është para kamerave të mediave ndërkombëtare.
Këtë e ka bërë edhe në një intervistë për ?Euronews?, ku ka kundërshtuar gazetaren që duke iu referuar një një raporti të ekspertëve italianë, një e treta e ekonomisë shqiptare udhëhiqet nga aktivitete kriminale.
Ai ka kërkuar që Europa t?i japë fund stigmatizimit të Shqipërisë.
Rama: ?Kjo është diçka shumë e shpifur. Nuk ka patur asnjëherë një raport ku thuhet se një e treta e ekonomisë shqiptare udhëhiqet nga trafiqet njerëzore dhe trafiku i drogës. Unë e kundërshtoj ashpër këtë deklaratë. E këni përshkruar Shqipërinë si burimin e së keqes në Europë, por kjo nuk është aspak e vërtetë.?
Duke folur për zhvillimet në vend, Rama është ndalur tek reforma në drejtësi duke deklaruar se miratimi i saj nuk do të vonojë.
Rama: ?Reforma nuk do të dojë shumë kohë përpara se të miratohet. E nisëm këtë rrugë afro një vit më parë dhe tashmë jemi drejt fundit. Është një reformë kushtetuese themelore dhe radikale, e cila do të sjellë shumë ndryshime në sistemin e drejtësisë. Kur do të miratohet? Ne duam që të hapim negociatat e antarësimit në fund të këtij viti ndaj besoj se reforma do të kalojë shumë shpejt.?
Kryeministri foli edhe për marëdhëniet rajonale, teksa përmendi edhe njëherë vizitën e tij në Beograd. Ndërkohë, as në këtë intervistë nuk kanë munguar pyetjet për artin. Rama u shpreh se pikturon vazhdimisht dhe se nuk ka hequr dorë asnjëherë nga piktura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-per-euronews-drejtesia-do-te-miratohet-be-te-mos-stigmatizoje-shqiperine/

Recommended