Manjani, Llallës: Duam prokurori aktive, shtoni numrin e zyrtarëve të lartë në hetim

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i dorëzoi sot kryeprokurorit Adriatik Llalla rekomandimet e qeverisë për politikat penale . Takimi u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e sotme
Kryerekomandimi i qeverisë është: Lufta kundër korrupsionit. Për këtë ministri nënvizoi domosdoshërinë e nje prokurorie më aktive që në fazat e hershme të hetimeve.
Ylli Manjani: ?Kërkojmë hetim të plotë për të gjithë dhe për këdo pavarësisht shkallës së hirearkisë që gjendet në administratën shtetërore. Mos kini frikë. Hetimi është e domosdoshme. Kryeni veprimtari hetimore të pavarur nga ekzekutivi. Nxisim hetim të shpejtë të çdo episodi apo dokumenti që shfaqet apo ekspozohet publikisht apo në rrugë të tjera, të hetohet me profesionalizëm. Jam i bindur se pas hetimit profesional ka dhe ndëshkim shembullor. Të shtohet numri i zyrtarevë të lartë në hetim, duke nisur edhe nga ministri i Drejtësisë, nëse ka nevojë. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë. Urdhri i prokurorisë është ligj dhe i detyrueshëm për qeverinë.
Manjani kerkoi dhe nje prokurori më aktive që në fazat e hershme të hetimeve. Për këtë vlerësoi prokurorinë e Vlorës për sekuestrot preventive të disa mijërave ha tokë me prejardhje nga krimi i organizuar ndërsa u ndal në Tiranë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/manjani-i-dorezon-llalles-rekomandimet-per-politiken-penale/