Edmond Brahimaj, pritet në Vatikan nga Papa Françesku- Ora News- Lajm i fundit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryegjyshi i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj është pritur në Vatikan nga Papa Françesku në një audiencë të veçantë. Takimi midis Papa Françeskut dhe Baba Mondit mësohet se ka zgjatur rreth 45 minuta dhe në fokus të tij ka qënë vlerësimi për rolin e bektashizmit në Shqipëri.
Papa Françesku ka bekuar sërish shqiptarët në Vatikan gjatë një audience të vecantë me Kryegjyshin Botëror të bektashinjve, Edmond Brahimaj dhe delegacionin që e shoqëronte.
Radio Vatikani raporton se gjatë takimit, Ati i Shenjtë i dha popullit shqiptar me gjithë zemër bekimin e tij dhe luti Zotin ta mbrojë, ta ndihmojë të ecë përpara, e kurrë, kurrë, kurrë, të mos e lejojë luftën ndërmjet bijve të tij.
Sipas Radio Vatikanit, Ati i Shenjtë pa u kujdesur shumë për protokollin zyrtar, iu afrua Baba Mondit dhe foli vëllazërisht me të.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kryegjyshi-i-bektashinjve-edmond-brahimaj-pritet-ne-vatikan-nga-papa-francesku/