Shqiptarët të parët në Holandë, administratorët japin dokumenta fallco për azil- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Holandë në kerkesat për azil, 800 vetëm përgjatë këtij viti, një situatë alarmante që sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.Përfaqësuesit e kësaj Ministrie thanë se kanë marrë të gjitha masat për të informuar shqiptarët se nuk mund të përfitojnë punë dhe azil atje, por pranuan gjithashtu edhe mangësitë në stafin e Ambasadës shqiptare në Holandë. Ndërkohë një informacion i ri shqetësues erdhi nga zv/Ministri i Brendshëm se administratorët lëshojnë dokumenta false për azil.
Komisioni i Jashtëm është mbërthyer nga debate të forta për azilkërkuesit në Holandë, ku zëri më kritik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, ishte kryetarja e Komisionit, Arta Dade.
Shqiptarët, zënë vendin e parë në Holandë në kërkesat për azil, duke ia kaluar edhe sirianëve, duke mbajtur shifrën e 800 kërkesave vetëm në këtë vit, një situatë tejet shqetësuese, që sipas Dades kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-te-paret-ne-holande-administratoret-leshojne-dokumenta-fallco-per-azil/

Recommended