Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Report TV - Drejtësia, Basha: Kusht, zbatimi i vendimeve të Kushtetueses

2 years ago0 views

TXG8MkagApxY704

Report TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit për rreth 45 minuta me komisionarin e bashkimit Europian Johannes Hahn ka theksuar se opozita nuk mund të marrë pjesë në tryezën e Reformës në Drejtësi nëse maxhoranca nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe për dy deputetët Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

Në një deklaratë, për mediat, Basha ka thënë se vendi ka bërë hapa prapa sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Europian, duke e lidhur këtë me zbatimin e vendimeve të Kushtetueses.

?Shumica nuk ka vullnet për zgjidhjen e çështjeve. Shqipëria është disa hapa prapa. Opozita është e interesuar për Reformën në Drejtësi. Të zbatohen vendimet e Gjyakatës Kushtetuese për 2 deputetët. Rama ti japë fund lojës me kushtetutën. Qeveria dhunon ligjin e kushtetutën? ka thënë Basha.

Duke u ndalur në situatën aktuale të vendit, Basha ka thënë se ajo është dramatike dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

?Situata në Shqipëri është dramatike. Opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese. Shumica nuk arrin konsensus për çështjet madhore. Mbetet për tu parë zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit. Kriminelët Rama po i përdor për të fituar referendumit. Persona me rekorde kriminale në Kuvend. Rama i ka bërë koordinatorë në PS, të inkriminuarit. Rama e ka sjellë shtetin ligjor në vdekje klinike. Dekriminalizimi mbetet peng i vullnetit të Ramës. Shteti ligjor në vdekje klinike? ka thënë Basha.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Report TV - Drejtësia, Basha: Kusht, zbatimi i vendimeve të Kushtetueses
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x40us0y" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above