Pritja 25-vjeçare e Bujar Zelës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet në Tiranë pas një çerekshekulli. Por, nuk ka harruar të marrë me vete artin e gjithë këtyre viteve nga Austria. Bujar Zela i prezanton këtë javë publikut, telajot që kanë pritur vite për t?u ekspozuar në vendin që braktisi 25 vjet më parë. 80 telajo plot ngjyra vijnë në zhanrin e portretit dhe peizazhit, paçka se ai njihet dhe vlerësohet në Austri për skicat bardhezi. Por, teksa shëtisim në botën e tij artistike, vështirë të mos pyesim se ku ndihet më mirë krijuesi i këtyre veprave. Ekspozita që tashmë i dhuruan piktorit emocionet e munguara në vend të huaj, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më fundjavë.

Recommended