Report TV - Vjena qyteti më i mirë për të jetuar Tirana ja kalon vendeve afrikane!

  • 8 years ago
Kryeqyteti shqiptar, Tirana është renditur në vend të 179, nga 230 qytete nga mbarë bota sa i përket cilësisë së jetesës. Ky është përfundimi i një raporti nga kompania amerikane Mercer.

Kjo renditje është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit dhe mundësive të transportit.

Tirana ka lënë pas vetëm kryeqytetet e vendeve afrikane, ndërsa qytetet apo kryeqytetet e vendeve të rajonit dhe Evropës janë shumë më lart në renditje.

E sa i përket qytetit më të mirë, është Vjena në Austri, që sipas këtij studimi, ofron cilësinë më të lartë të jetesës nga të gjitha kryeqytete e tjera në botë, ndërsa Bagdadi i Irakut ndodhet në fund të listës.

Recommended