Report TV - Batuta me Roshin: Krimineli qe drejton Kavajen" Ervisi apo Ervin si e ke ti ....

  • 8 years ago
KAVAJË - Lideri i opozitës Lulzim Basha mund të jetë i pari që preket nga dekriminalizimi në momentin që ligji do nisë të zbatohet. Këtë la të nënkuptuar kryeministri Edi Rama, mes batutave të shumta gjatë ndarjes së kartave të anëtarësive të reja në Partinë Socialiste të qytetit të Kavajës.

Duke ju drejtuar me shaka kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi me etiketimin "kriminel" siç opozita e akuzon, kreu i qeverisë tha se ligjit të miratuar në Kuvend për pengimin e futjes në politikë dhe administratë të personave të inkriminuar, nuk do t'i shpëtojë askush.

"Kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bërë diçka. Mezi po pres zbatimin e ligjit që t'i çoni letër Lulit t'i thoni po ky si shpëtoi", u shpreh Rama.

Duke thirrur në podium "kriminelin që drejton Kavajën, siç ai quajti Roshin, dhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, dhënia e kartave të anëtarësisë pjesëtarëve më të rinj të Partisë Socialiste kaloi mes batutave e të qeshurave.

"Ervisi apo Ervin si e ke ti se ti nuk dihet sa emra ke...e patë ça bëri kur fitoi ky bashkinë dhe në Tiranë ishte Saliu? E vemja që bëri ishte të pastronte plehrat që la Saliu në Kavajë, por investime? Prandaj bashkia duhet në qeveri që të merrni shërbime...", - tha kryesocialisti.

Duke ironizuar akuzat e opozitës se kryebashkiaku i Kavajës ka dy emra për t'i shpëtuar drejtësisë. Rama ju drejtua anëtarëve të rinj që ta thërrisnin kryebashkiakun me cilin emër ata të dëshironin, Elvisi ose Ervin.

Batuat nuk munguan edhe më një zonjë e cila mori kartën e anëtares në parti, që për shkak të gjatësisë së saj, Rama zgjodhi që kartën t'ia dorëzojë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, pasi ishin thuajse në të njëjtën gjatësi.

Në përfundim të ndarjes së kartave, Rama nuk la pas batutën e fundit me zonjën në fjalë: Kishe ndonjë fjalë më shumë Vangjushi mirë?

Recommended