Report TV - Blushi-Ballës: Ik në Librazhd këtu jam unë. Rama:Qentë le të lehin..

  • 8 years ago
Taulant Balla dhe Ben Blushi janë përfshirë në një debat në zgjedhjet që po organizohen në qytetin e Elbasanit për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste. Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar ndaj përplasjes së deputetëve Taulant Balla e Ben Blushi në Elbasan, duke kujtuar shprehjen popullore ?Qentë le të lehin, karvani ecën përpara?.

Në një postim në rrjetin social ?Facebook? Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj gjithë anëtarësisë së PS në 4 qarqe të cilët sot po votojnë për zgjedhjen e delegatëve.

Ja statusi i Edi ramës në rrjetin social Facebook

?Mirenjohje sociialisteve qe megjithe shiun po votojne ne mase delegatet e Kongresit ne qarqet FR EL KO BR ?#?QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara?


Në përplasjen e Elbasanit, Ben Blushi e ka akuzuar Ballën se po manipulon zgjedhjet në Elbasan, ndërkohë që balla i është kundërpërgjigjur duke i thënë Blushit se ka dy vite që as nuk shkon në parti.

Blushi ka reaguar duke i thënë se ai duhej të ishte në Librazhd, në zonën ku është zgjedhur ai deputet, ndërsa Balla i është përgjigjur duke i thënë se ndodhet në Qarkun e Elbasanit.

Blushi ka theksuar se ka informacione se në Partinë Socialiste të Elbasanit një kastë personash kanë në dorë gjithçka dhe se ka marrë shumë shqetësime për këtë nga disa anëtarë e qytetarë. Sa i takon listave të zgjedhjeve të sotme, Blushi ka shtuar se, ato janë të mbushura me njerëz me pushtet që kontrollojnë gjithçka.

Recommended