A është i mundur referendumi? Ligji dhe Kushtetuta “pengesë” që populli të shprehet - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtimi i zërave të politikës për të thirrur referendum për reformën në drejtësi, kthen edhe një herë vëmendjen ne pengesat ligjore të cilat duhen kapërcyer për të thirrur qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me votë. Ne nje analize te detajuar reporter.al paraqet gjithe pamundesine per mbajtjen e tij.
Referendumi, mund të thirret nëpërmjet firmave të 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ose me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve.
Por, kushtetuta aktuale është ndërtuar në mënyrë të tillë që procesi drejt referendumit të kërkojë miratimin paraprak të parlamentit me shumicën më të lartë të njohur.
Neni 177 i Kushtetutës sanksionon që kjo kushtetutë, mund të ndryshohet vetëm me marrëveshje politike të Parlamentit ku duhet të votojnë pro dy të tretat e të gjithë anëtarëve (94 deputetë).

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/a-eshte-i-mundur-referendumi-ligji-dhe-kushtetuta-pengese-qe-populli-te-shprehet/

Recommended