Gënjeshtër pas gënjeshtre” në Teatrin Eksperimental - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komedia e zezë është zhanri i parë me të cilin nis vitin Teatri Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Grotesku dhe humori thumbues anglez vijnë në veprën e titulluar ?Gënjeshtër pas Gënjeshtre? nga regjisori shqiptar Qendrim Rijani. I sapoardhur nga teatri Ibsen i Çekisë ku edhe ka punuar për 4 vjet, Rijani rikthen në skenë pas dhjetë vjetësh aktoren Ermira Gjata dhe regjisorin Mehmet Xhelili. Kastit të aktorëve u shtohen edhe emrat të njohur të teatrit si Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Adriana Tolka, Andi Begolli dhe Dasara Xhangolli. Premiera e shfaqjes ku rrëfehet me komedi drama e njeriut që jeton si qen dhe qenit që jeton si njeri vjen për publikun duke filluar që nga data 16 janar në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?.

Recommended