Rama takon Shimon Perez - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Madhështia e një populli, nuk varet nga madhësia territoriale, por nga vlerat që ai ka. Kështu është shprehur ish-presidenti i Izraelit, Shimon Perez, i cili ka pritur kryeministri Edi Rama, në ndalesën e tij të fundit në Tel Aviv. Perez vlerësoi punën e kryeministrit Rama për reformat që ai ka ndërmarrë, ndërsa shtoi se Izraeli është i gatshëm të ndihmojë në Shqipëri.?Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne. Vogëlsia dhe madhështia në ditët e sotme nuk maten nga madhësia territoriale apo numri i popullsisë, por maten vetëm nga vlerat dhe cilësia e edukimit që një vend mbart.Me sa di unë ju keni ende probleme, por çfarë bëtë në një kohë të shkurtër është fantastike, ndaj dua t?ju përgëzoj që jeni duke rilindur Shqipërinë që të ketë bukurinë e tokës së saj, mirësinë e njerëzve të saj dhe për përpjekjet për t?u bërë një vend që nuk bazohet vetëm në bukurinë e tokës tuaj, por edhe në shkencë dhe teknologji. Me aq sa mundemi, do të jemi më shumë se të lumtur që t?ju ndihmojmë sepse vendet e vogla mund të bëhen të mëdhenj, jo nëpërmjet ushtrive, por nëpërmjet edukimit?.Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi figurën e ish-presidentit të Izraelit Shimon Peres, si mbartës së mesazheve të mirëkuptimit e bashkëjetesës në paqe mes vendeve. Kryeministri Rama i dorëzoi ish presidentit Peres, medaljen e mirënjohjes së kryeministrisë, duke e cilësuar atë si njeriun e urte te Izraelit.